Aktorja e “Take The High Road”, Gwyneth Guthrie ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar familja.
“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të mrekullueshme, Gwyneth Guthrie. Ajo vdiq të martën më 9 nëntor në shtëpi e rrethuar nga familja e saj e dashur”, thuhet në deklaratën e familjes, transmeton Klankosova.tv.
Për 20 vjet, Gwyneth luajti personazhin ikonik të zonjës Mack në “Take The High Road”, duke sjellë kohën e saj të mrekullueshme komike dhe dhuntinë dramatike që e bëri atë të dashur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.