Glenne Headly, ylli në filmat si Dick Tracy, Dirty Rotten Scoundrels dhe Mr,. Holland’s Opus, ka vdekur të enjten mbrëma në moshën 63 vjeçare.
Asnjë shkaktar i vdekjes nuk është treguar.
Përfaqësuesit e Headlyt konfirmuan vdekjen e saj për Deadline.
“Me pikëllim të thellë, mund ta konfirmojmë vdekjen e Glenne Headly”, thanë ata.
“Kërkojmë që privatësia e familjes së saj të respektohet në këtë kohë të vështirë”.
Gjatë kohës së vdekjes së saj, Headly po luante përkrah Josh Hutcherson dhe Ed Begley Jr. në filmin Future Man, me producent Seth Rogen.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.