Dame Maggie Smith, e njohur për filmat e "Harry Potter" dhe "Downton Abbey", është kujtuar si "një legjendë e vërtetë" e skenës dhe ekranit pas vdekjes së saj në moshën 89-vjeçare.
Homazhe janë bërë nga Mbreti dhe kryeministri anglez, si dhe nga aktorët e shumtë të karrierës së saj të gjatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mbreti Charles e përshkroi atë si "një thesar kombëtar", ndërsa Sir Keir Starmer tha se ajo ishte "e dashur nga kaq shumë për talentin e saj të madh".
Ylli i "Harry Potter", Daniel Radcliffe kujtoi me dashuri "intelektin e saj të ashpër" dhe "gjuhën e mprehtë të lavdishme".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.