Ka vdekur Ian Gelder.
Aktori, i njohur më së shumti për rolin e Kevan Lannister në Game of Thrones, vdiq në moshën 74-vjeçare të hënën, më 6 maj, pas një beteje pesëmujore me kancerin, transmeton Klankosova.tv.
“Me trishtim të madh dhe një zemër të thyer në miliona pjesë po e lë këtë postim për të njoftuar vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder. Ian u diagnostikua me kancer”, shkroi burri i tij, Ben të martën, më 7 maj në Instagram së bashku me një selfie të tij dhe Ian nga Krishtlindjet e kaluara.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.