Ka vdekur Matt Clark, aktori i njohur për rolin e tij në "Back to the Future: Part III" si dhe në sitcom-in televiziv "Grace Under Fire”.
Sipas TMZ, Clark vdiq në shtëpinë e tij në Austin, Teksas të dielën në mëngjes nga komplikacionet pas një operacioni në shpinë, transmeton Klankosova.tv.
Clark u shfaq në disa filma perëndimor në ekranet e mëdha dhe të vogla së bashku me aktorë si Clint Eastwood dhe John Wayne... dhe u shfaq në klasikun kult të viteve '80 "The Adventures of Buckaroo Banzai Across the 8th Dimension".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.