Ka vdekur në moshën 75 vjeçare, aktori holandez Rutger Hauer.
Rutger Hauer është i njohur për adhuruesit e kinematografisë, për rolin e tij si Roy Batty në filmin ''Blade Runner'', njofton Klan Kosova.
Siç raportojnë mediat e huaja aktori Rutger Hauer, ndërroi jetë pas një sëmundjeje shumë të shkurtër.
''Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Holandë'', thuhet mes tjerash në mesazhin mortor.
Në mesin e atyre që ngushëlluan për vdekjen e tij është regjisori Guillermo del Toro, i cili e quajti atë ''një aktor i madh, i thellë, origjinal dhe magnetik pasi solli të vërtetën, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij'', njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=kTaewJomjAo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.