Ed Asner, i njohuri për rolin e lajmëtarit televiziv Lou Grant, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.
Aktori vdiq ‘në mënyrë paqësore’ të dielën në mëngjes, thanë familjarët e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Personazhi Lou Grant u prezantua për herë të parë si shefi i Mary Richards në The Mary Tyler Moore Shoë në vitet 1970.
Grant më pas u bë personazh në një shfaqje më vete nga viti 1977 deri në 1982. Ky rol ndihmoi që Asner të fitonte shtatë çmime Emmy përgjatë karrierës së tij, më së shumti për një interpretues mashkull.
Gjatë karrierës së tij të aktrimit, Asner ishte një mbështetës i hapur i një sërë shkaqesh humanitare dhe politike, përfshirë sindikatën dhe të drejtat e kafshëve.
Asner lindi në Kansas City, Missouri në 1929, dhe filloi të aktrojë në shkollë.
Pasi shërbeu dy vjet në Francë në Trupat e Sinjalit të Ushtrisë Amerikane, Asner u kthye në punën teatër në Çikago. Në 1955 ai bëri debutimin e tij në Broadëay me Jack Lemmon në Face of A Hero, pastaj interpretoi në festivalet amerikane.
Asner u transferua në Hollyëood në 1961 dhe filloi karrierën e tij të mirënjohur në televizion dhe film. Ai u regjistrua në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Televizionit Hall of Fame në 1996.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.