Automekaniku kaçanikas Orhan Bela, 37-vjeçar, vdiq mbrëmë në Obiliq pas një aksidenti që i ndodhi në vendin e tij të punës.
Për këtë rast, kolegët e tij në Kaçanik u solidarizuan duke mbyllur vendpunishten e tyre të martën.
Momentin e kobshëm e përshkroi i vëllai, Ertan Bela.
“Ka shku me marr ni makinë të aksidentume, ka hyrë nër makinë me liru diçka, po për moment ka rrëshqit vetura dhe e ka nxan përfundi”, tha Ertani.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=B8dU86sghsM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.