Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së në Shqipëri, Taulant Balla, është shprehur i mërzitur me humbjen e legjendës së futbollit rumun, Mircea Lucescu.
Në një postim në Facebook, Balla e quajti teknikun rumun “mik të mirë”.
“Futbolli evropian në zi. Sot u nda nga jeta një trajner dhe një mik i mirë si Mircea Lucescu – një nga teknikët më të mëdhenj të futbollit evropian, simbol i përkushtimit, disiplinës dhe suksesit të qëndrueshëm. Një trajner që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo ekip që ka drejtuar”, ka shkruar Balla.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.