Lucas Vázquez ka shpallur largimin e tij nga Real Madrid, pas një periudhe të gjatë të suksesshme me klubin.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu falënderimet dhe emocionet e tij për një karrierë që nisi në moshën 16-vjeçare në Valdebebas, duke e cilësuar Madridin si "shtëpinë" e tij, transmeton klankosova.tv.
Pas më shumë se 400 ndeshjesh dhe 23 titujsh, Vázquez tha se është koha për t’u larguar, por la të qartë se Real Madrid do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Ai e mbylli mesazhin me një fjalë të fuqishme: "Hala Madrid dhe asgjë tjetër!"
Vázquez largohet me 402 paraqitje dhe është renditur i 25-ti në listën e lojtarëve më të shumtë të ndeshjeve për klubin.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.