Los Angeles Lakers e ka pësuar humbjen e katërt me radhë që kur mbeti edhe pa liderin e vet, LeBron James, i cili iu bashkua Anthony Davis-it në listën e të lënduarve.
Këtë herë kampioni në fuqi i NBA-së pësoi humbje nga Philadelphia 76ers me rezultat 101-109.
Danny Green pati një natë të hatashme për mysafirët pasi që shënoi më së shumti pikë në ndeshje, gjithsej 28.
Në anën tjetër, Kyle Kuzma realizoi më së shumti pikë për Verdh e Vjollcët, 25, por që rezultuan të padobishme për vendësit.
https://www.youtube.com/watch?v=Nb3l8tgUG-4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.