Lajmet e fundit

Po vazhdon rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të votave.
Gazetarja Vesa Hoda në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka bërë të ditur se procesi ka hyrë në ditën e tetë dhe deri në orën 16:00 janë rinumëruar rreth 800 kuti.
Derisa, njoftoi se gjatë ditës së sotme janë numëruar 116 kuti, ndërsa pritet që deri në mesnatë ky numër të arrijë në rreth 150.
“Sot është dita e 8-të që kur ka filluar procesi i rinumërimit të votave, deri në orësn 16:00 janë votuar 800 kuti. Gjatë ditës së sotme janë numëruar 116 dhe votimi pritet të zgjas deri në mesnatë dhe numri pritet të rritet deri ne 150”, njoftoi gazetarja Vesa Hoda.
Rinumërimi i plotë pritet të përfundojë më 1 ose 2 shkurt. /Klankosova.tv
Ndiqeni videon për më shumë: