Kampionati i 16-të Kosovës në Streetball, nisi javën e kaluar me turneun e parë të zhvilluar në Prizren, ndërsa këtë fundjavë dhe të hënën, rrugëtimi do të vazhdojë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Të shtunën në Prishtinë, turneu i Streetballit zhvillohet në Amfiteatrin e Sheshit Zahir Pajaziti, me skuadrat që do të kenë mundësinë të paraqiten për pjesëmarrje në vendin e ngjarjes, duke filluar nga ora 9:00 me regjistrimet, që do të pranohen deri në orën 9:45, kur edhe do të mbyllet regjistrimi. Pastaj do të hedhet shorti, caktohen çiftet dhe më pas, saktësisht në ora 10:00, do të nisin garat në grupe, në të dy kategoritë, Profi dhe Amator.
Kurse, duke filluar nga ora 9:00, në qendrën sportive “Fatime Xhaka” në Mitrovicë, do të fillojnë regjistrimet dhe do të zgjasin deri në ora 9:45, kur edhe hidhet shorti. Sikur edhe në qytete tjera, garat edhe në Mitrovicë nisin nga ora 10:00, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, kënaqësitë streetballistike, do t’i shijojë qyteti i Gjilanit, që është ndalesa e katërt, që kur nisi kampionati i Streetballit në Prizren javën e shkuar.
Agjenda e regjistrimit dhe ecurisë së ndeshjeve, edhe në Gjilan nuk dallon nga qytetet e tjera.
Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro.
Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.