Denver Nuggets e ka mundur Portland Trail Blazers ngushtë 88-82.
Damian Lillard pati 25 pikë për Blazers, ndërkaq te Nuggets më së shumti pikë shënoi Will Barton, 22 sosh.
Në këtë ndeshje shkëlqyen dy ballkanasit, Jusuf Nurkiq i Portlandit që shënoi 20 pikë e 19 kërcime, dhe Nikola Jokic i Nugets që pati triple-double prej 15 pikësh, 11 asistimesh e 20 kërcimesh.
Gjithçka tani varet në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Minnesota Timberwolves dhe Denver Nuggets – cilado skuadër ta fitojë këtë ndeshje, fiton një vend në playoff.
https://www.youtube.com/watch?v=ih7HJ3epPPU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.