Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar sot dita e dytë e kampit stërvitor në “Fadil Vokrri”.
Në një postim në Facebook thuhet se ka intensitet të lartë dhe angazhim maksimal nga futbollistët kandidatë për Kombëtaren A.
"Seancën e udhëhoqi përzgjedhësi Franco Foda, duke ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të lojtarëve"
"Leon Zeqiraj (Sampdoria U20), Dion Gallapeni (FC Prishtina) dhe Luan Lleshi (Feronikeli 74) ndanë emocionet e tyre pas stërvitjes", thuhet në njoftimin e FFK-së.
Stërvitja e radhës zhvillohet nesër në orën 11:00.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.