Në Vatikan do të shtohet një hapësirë e re dedikuar artit, me qëllim që të reflektojë diversitetin.
Biblioteka Apostolike e Vatikanit ku gjenden dorëshkrime të lashta dhe libra të rrallë, tashmë do të përmbajë edhe një ekspozitë të artit bashkëkohor, ku e reja dhe e vjetra kombinohen bashkë.
Kjo ekspozitë e quajtur “Tutti”, do të hapet për publikun në muajin shkurt të vitit 2022.
Kjo ekspozitë është frymëzuar nga apelet e shumta të Papa Françeskut gjatë vitit 2020 për kujdes ndaj mjedisit, vëllazëri më të madhe mes njerëzve dhe një rend më të drejtë social-ekonomik pas pandemisë.
“Në këtë ndryshim që ka sjellë pandemia, njerëzimi ka nevojë për harta të reja për të zbuluar ndjenjën e vëllazërisë, miqësisë dhe të mirës së përbashkët”, ka thënë Papa Françesku.
“Kemi nevojë për një estetikë të re, që nuk është pasqyrimi i zakonshëm i fuqisë së disave, por një mozaik i guximshëm i diversitetit të secilit”, vazhdoi Papa.
Kjo ekspozitë është pjesë e vizionit të Papa Françeskut për ta hapur Vatikanin për botën.
Tema e ekspozitës së re të artit është në përputhje me ndërhyrjet e shumta të Papa Françeskut në çështjet e drejtësisë sociale, që kur u zgjodh në krye të Vatikanit në vitin 2013.
Eksozita u ofron vizitorëve një mënyrë unike për të hyrë në qytetin e Vatikanit. Vizitorët duhet që paraprakisht të kërkojnë hyrjen online, me një tarifë hyrjeje prej 15 eurosh.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.