Lajmet e fundit

Vatikani ka kërkuar falje pasi Papa përdori një fjalë fyese për meshkujt homoseksualë.
Në deklaratën e lëshuar thuhet se Papa Françesku nuk e kishte asnjëherë edhe asnjë qëllim për të bërë dike të ndjehej i fyer.
Në një deklaratë, ai tha: "Papa Françesku është në dijeni të artikujve të botuar së fundmi për një bisedë, pas dyerve të mbyllura, me peshkopët e CEI. Siç ka thënë në disa raste, 'Në Kishë ka vend për të gjithë, askush nuk është i kotë, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë. Ashtu siç jemi të gjithë ne".
“Papa kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte apo të shprehej me terma homofobikë dhe u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga përdorimi i një termi të raportuar nga të tjerët”.
Françesku e bëri vërejtjen në një takim me dyer të mbyllura me peshkopët, kur i përshkroi kolegjet e priftërisë si tashmë shumë të mbushura me "frociaggine" - një term fyes italian për meshkujt homoseksualë.
Thuhet se ai ka përsëritur se homoseksualët nuk duhet të lejohen të bëhen priftërinj.
Vërejtja thuhet se është bërë më 20 maj, siç u raportua për herë të parë nga faqja e internetit e thashethemeve politike "Dagospia", kur Konferenca e Peshkopëve Italianë mbajti një takim privat me Papën.
Sipas gazetës, komentet e Papës erdhën gjatë një sesioni jozyrtar pyetjesh dhe përgjigjesh në takimin vjetor të peshkopëve, ku morën pjesë më shumë se 200 anëtarë të klerit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.