Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e grave triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Estonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Zvicër 2025’.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Le Coq Arena’ në Tallin pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima mori tre pikët e radhës, duke u renditur tashmë në vendin e parë në grupin C5.
Golat për vajzat kuqezi u shënuan nga Fortesa Berisha dhe Qëndresa Krasniqi.
Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-2 për Shqipërinë dhe pas kësaj fitoreje vashat shqiptare renditen në vendin e parë në grup, me 6 pikë të grumbulluara në tre ndeshje.
Ato do të luajnë ndeshjen e fundit në grupin C5 ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” më 4 qershor në ora 18:00.