Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur thellë nga ajo e Francës në ndeshjen e fundit në shtëpi në fazën e fundit kualifikuese për Euro 2026.
Siç shkruan Federata Evropiane e Hendbollit, Kosova, e cila ndonëse e vetmja pa asnjë pikë në këto kualifikime, e nisi ndeshjen me përkushtim kundër favoritëve në Prishtinë.
Për 15 minutat e parë, hendbollistet e Kosovës i qëndruan afër me pikë atyre të Francës, por një katër-golësh nga Kiara Tshimanga i dha Francës epërsi të dukshme 21:10 në pjesën e parë.
Kryetrajneri i Francës, Sebastien Gardillou, e ndryshoi skuadrën e tij në pjesë të dytë, duke u dhënë të gjitha lojtareve kohë të vlefshme – dhe të gjitha shënuan.
Lea Fargues dhe Floriane Andre bënë nga shtatë pritje, duke i mundësuar Francës të dominojë dhe të sigurojë një fitore domethënëse.
Yllka Shatri tha se Kosova po kalon në një tranzicion gjeneratash dhe, duke e pasur parasysh këtë, vajzat bënë një lojë të mirë.
“Luajtëm mirë kundër një France me shumë cilësi dhe fituam përvojë të vlefshme. Lojtaret ndoqën udhëzimet e trajnerit dhe punuan mirë së bashku, gjë që është shumë e rëndësishme”, tha Shatri.
Kosova mbyll kualifikimet të dielën me ndeshjen ndaj Kroacisë në Zagreb. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.