Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave e ka fituar miqësoren ndaj Estonisë.
Rezultati në fund të takimit ishte 0-1, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0.
Goli erdhi pas një ore e 12 minutave lojë, ku “Dardanet” kaluan në epërsi me anë të Aurela Imearjt, njofton Klankosova.tv.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.