Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në kategorinë e grave, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset drejt Kampionatit Botëror të femrave “AUZN 2023”.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluar, Kosova ka pësuar humbje të thellë si mysafire e Norvegjisë me rezultat 5:1.
Në këtë fitore të norvegjezeve kontribuuan Hegerberg me tre gola, dhe Ildhusoy e Leonhardsen me nga një gol, kurse golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi mesfushorja Ereleta Memeti.
Me pikët e reja, Norvegjia renditet në pozitën e parë në Grupin F, me gjithsej 19 pikë, krahas Kosovës, që zë vendin e pestë në tabelë me vetëm katër pikë të arkëtuara.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë në rolin e nikoqirit, ku pret në shtëpi Kombëtaren e Belgjikës më 12 prill, me fillim nga ora 20:00./kp/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.