Varane nuk do të luajë kundër Chelseat në “Stamford Bridge”, pasi pësoi një dëmtim.
Real Madrid ka konfirmuar se Raphael Varane nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Chelsean pasi u dëmtua në pjesën e brendshme të kofshës, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
Mbrojtësi francez u zëvendësua në pjesën e parë gjatë fitores së madrilienëve 2-0 ndaj Osasuna të shtunën.
Gjigandët e La Ligas kishin shpresuar që 28 vjeçari të kthehet në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e domosdoshme që duhet fituar në “Stamford Bridge”, por ai tani do të mbetet vetëm si spektator.
Indikacionet e hershme sugjerojnë që francezi do të mbetet jashtë fushave të blerta për rreth 10 ditë.
Nëse kjo del se është e vërtetë, atëherë ai do të mungojë gjithashtu një duelin kundër Sevilla të dielën.
Ndeshja në mes të Real Madrid dhe Chelseat luhet të mërkurën, me fillim nga ora 21:00.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.