Lajmet e fundit

Nga bankina e Llapit pati protesta të ashpra, pasi VAR-i e anuloi golin e kësaj skuadre.
Trajneri llapjan, Tahir Batatina, akuzoi gjyqtarët se e kanë shkatërruar futbollin e Kosovës, duke pretenduar se qëllimisht po dëmtohet skuadra e tij.
Llapi nuk e ka asnjë fitore në fraksionin e dytë të sezonit vjeshtor, që do të thotë se të gjitha skuadrat e Superligës kanë marrë pikë ndaj tyre.
Me këtë barazim, Llapi shkon në 11 ndeshje pa fitore në Superligë dhe mbetet në pozitën e 8 me 18 pikë, kurse Dukagjini një vend më lart me 21 pikë gjithsejtë nga 18 xhiro. /Klankosova.tv
Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!
