Real Madridi, ndonëse me shumë mungesa, ka fituar 1-2 ndaj Celta Vigos në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të La Ligës.
Fillimisht, Aurelien Tchouameni kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 11-të.
Për vendësit barazoi Borja Iglesias në minutën e 25-të, dhe kështu u krye pjesa e parë.
Mirëpo, Federico Valverde shënoi golin e fitores për Mbretërit në minutën e pestë shtesë duke i mbajtur fort në garë për titull.
Ata sërish i afrohen Barcelonës, vendit të parë, në një pikë, por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.