Lajmet e fundit

Valon Berisha, është një nga protagonistë në fitoren e skuadrës së tij LASK, kundër Tirolit në xhiron e 10-të të kampionatit austriak.
Berisha, realizoi për ta barazuar rezultatin 1:1 në minutin e 40-të.
Ai luajti deri në minutin e 54-të të këtij takimi, njofton Klankosova.tv
Për mesfushorin e kombëtares së Kosovës, ky ishte gol i katërt në këtë edicion në të gjitha garat, derisa ka edhe katër asistime.
31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, duke u paraqitur në takimin ndaj Lituanisë.
Ndaj Qipros nuk u inkuadrua fare, shkaku i një lëndimi të lehtë.