Ish-mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, është rikthyer në klub si ndihmës i drejtorit sportiv Gian Luca Nani.
40-vjeçari, i cili luajti 48 ndeshje në Premier League për “Hornets” midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017, shprehu emocionin për rikthimin.
“Kur isha lojtar i Watfordit, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje, më ka munguar kjo ndjesi,” tha Behrami.
Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022, dhe shtoi se dëshiron të ndërtojë lidhje më të forta mes stafit, lojtarëve dhe tifozëve.
I linduri në Mitrovicë, ka qenë një figurë kyçe për Zvicrën, me 83 paraqitje ndërkombëtare.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.