Ferizaj e ka “blinduar” futbollistin e vet, Valmir Nafiun, së paku edhe sezonin e ardhshëm.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Valmir Nafiun për vazhdimin e kontratës edhe për sezonin 2025/26", thuhet në njoftimin e Ferizajt.
“Me përvojën dhe kontributin e tij të çmuar, Nafiu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vazhdim të rrugëtimit në Superligë!”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.