Pas xhirove të para të kampionatit, gara për golashënuesin më të mirë në Albi Mall Superligë po bëhet gjithnjë e më interesante. Aktualisht, në krye të renditjes qëndron sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe, me 7 gola të shënuar.
Sulmuesi afrikan po kalon një formë të shkëlqyer dhe është bërë arma kryesore e skuadrës në repartin ofensiv, duke kontribuar ndjeshëm në ecurinë pozitive të skuadrës.
Pas tij renditet Blend Baftiu i Prishtinës me 5 gola, i cili vazhdon të dëshmojë se është një nga lojtarët më produktivë në futbollit kosovar.
Në kuotën e 4 golave janë Altin Aliu, Mario Ilievski, Gnapi dhe Correia Gomes, të cilët po tregojnë vazhdimësi të mirë në paraqitjet e tyre./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.