Lajmet e fundit

“Për shkak të shpejtësisë së lartë, të dy drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet e tyre, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Njëri nga të përfshirët në aksident pësoi lëndime të rënda.”, thuhet në artikullin e tyre.Pengesat e krijuara në rrugë nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin fuqishëm. Si pasojë, pranë daljes së Appenweier ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, transmeton Klankosova.tv
“Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër prej pesë veturave nuk u lënduan, për dy gra që udhëtonin në një veturë tip Smart nuk pati mundësi shpëtimi. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda”, raporton tutje Blick.Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër. Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/aksidenti-tragjik-u-mori-jeten-dy-motrave-nga-kosova-policia-gjermane-jep-detaje-per-klanin1/