Pasi fytyra e saj u shpërfytyrua nga sulmi me acid prej kunatit të saj, Reshma Qureshi me shumë krenari ka ecur në pistën e New York Fashion Week.
“Po e bëjë këtë për të gjithë të mbijetuarat nga sulmi me acid dhe dëshiroj që t’u jap atyre vetëbesim. Jam shumë e emocionuar që e kam këtë mundësi”.
“Njerëzit kanë tendencë që t’i shikojnë të mbijetuarit nga sulmet e acidit vetëm në një perspektivë dhe unë nuk dua që të na shikojnë në këtë mënyrë më”.
Reshma kishte të veshur një fustan të dizajnuar nga Archana Kochhar. Ajo jeton në Mumbai të Indisë mirëpo po qëndron në Newaj York vetëm për këtë eveniment ku edhe i tregoi botës me krenari për shenjat e saj nga sulmi me acid, transmeton Klan Kosova.
“Pse ne nuk duhet ta shijojmë jetën? Çfarë na ndodhi neve nuk është faji jonë dhe ne nuk kemi bërë asgjë gabim, prandaj edhe ne duhet që të ecim ëprpara”, është shprehur Reshma.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.