04.06.2015 · përditësuar para 4073 dite1 min lexim
Jessamyn Stanley është duke sfiduar nocionet e asaj se si duhet të duket një trup që ushtron joga.
Stanley filloi jogën rastësisht në vitin 2011 dhe vazhdoi të merrej pastaj në mënyrë më intenzive.
Tash, 27 vjeçarja nga Karolina Veriore është një instruktore e çertifikuar e jogës dhe ka mbi 55.000 ndjekës në rrjetin social Instagram.
“Unë mendoj se është frikësuese të shohësh se si është krijuar ideja e asaj si duhet të duket trupi i atyre që ushtrojnë joga” thotë Stanley, transmeton Klan Kosova.
“Kjo nuk është ajo çka duhet të japë joga. E tëra puna e kësaj praktike është për të “djegur” pjesë të jetës sonë që nuk kanë rëndësi dhe janë ndërtuar gjatë viteve, dhe të jesh ajo që në të vërtetë je” përfundoi ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.