Mbi 100 mijë euro dyshohet se u vodhën nga një banesë në rrugën "Malush Kosova" më 30 mars në Prishtinë.
Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima ka deklaruar se hajnat i kanë marrë 90 mijë euro para të gatshme dhe stoli rreth 15 mijë euro.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke mbledhur provat për rastin në fjalë.
Organet e rendit tashmë kanë iniciuar rast dhe po cilësohet si "Vjedhje e rëndë'.
Aktualisht po punohet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e ngjarjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.