Lajmet e fundit

Takime me një djalë super seksi
Nuk është e thënë që ju apo ai të bini në dashuri. Është e bukur edhe aventura, sidomos kur jeni 18 apo 19 vjeçare dhe ende beqare.
Udhëtoni
Ju gjithmonë do të lakmoni që të blini rroba apo bizhuteri apo një celular të ri, atë të fundit nga Apple apo Galaxy. Por është diçka që duhet ta mësoni. Kur jeni të reja dhe plot energji, është më e rëndësishme që të kurseni para për udhëtime. Ta ekspozoni veten tuaj karshi kulturave të ndryshme, do të ju bëjë më të hapura dhe më interesante. Do të provoni ushqime të ndryshme dhe gjithashtu do të njiheni me shume djem të rinj.
Shkoni në festivale
Më shumë se kurrë, është koha që ju t’i gëzoheni rinisë. Nuk do të mund të rrini në këmbë deri në 5 të mëngjesit kur t’i mbushni 30 vjet.
Bëni shumë fotografi
Fotografoni, regjistroni kujtimet dhe mbani sa më shumë prej tyre. Një ditë kur të rriteni dhe të krijoni familjen tuaj, do të keni mundësinë që t’ia prezantoni djalit apo vajzës tuaj, se si ishit ju para se ata të vinin në jetë.
Hani çfarë tu hahet
Çfarë do që ju hahet, hajeni. Mos u mundoni të kujdeseni shumë për ushqimin në atë moshë. Shijojeni rininë dhe ushqimet e mira.
Kaloni shumë kohë me prindërit
Ndonëse vazhdimisht do të dëshironit të ishin në shoqërinë e miqve tuaj, janë prindërit tuaj ata me të cilët duhet të kaloni më shumë kohë. Ata po plaken dita ditës, dhe ju duhet që të shfrytëzoni tërë kohën e mbetur se bashku.
Mbani ditar
Ju do të dëshironi që një ditë t’i kujtoni momentet e jetës tuaj. Nuk do të ketë dicka më të bukur, sesa kur pas disa vitesh të shfletoni dicka që e keni shkruar para moshash 20 vjecare. Kjo do të ju kthejë mbrapa dhe do t’ua rikujtojë se sa e bukur ishte jeta juaj.
Pa makeup të dielave
Kur në fund të javës të vendosni të dilni për kafe ose për shëtitje, mos vini makeup. Lejojeni fytyrën tuaj rinore të frymojë lirshëm.
Ndryshojeni stilin e flokëve
Para moshash 20, është koha ideale që të bëni një ndryshim drastik të stilit të flokëve. Nuk do ta keni më rastin që të jeni aq fleksibile në stilin tuaj.
Aplikoni buzëkuq të mbylltë
Buzëkuqi juaj duhet të jetë i mbylltë. Para moshash 20 ju lejohet që të dukeni si rok star dhe shumë nervoze. Kjo është tipike adoleshente.