Holly Burt, është një studente e modës në New York.
Ajo është e gjatë 1 metër e 80 dhe vetëm këmbët e saj janë të gjatë 1 metër e gjysmë, transmeton Klan Kosova.
Burt po vlerësohet si gruaja me këmbët me të gjata në ShBA, duke thyer rekordin të cilin deri tani e mbante modelja Lauren Williams.
20 vjeçarja tregon se kur ishte në shkollë, gjithmonë ngacmohej për shkak të këmbëve të gjata.
Si personi më i gjatë në klasë, atë e thërrisnin me emra të ndryshëm si: Gjirafë ose pemë.
Por sa më shumë që rritej, ajo filloi që të ndihej krenare për gjatësinë e trupit të saj.
“Këmbët e gjata janë aseti im”, shprehet Burt.
https://www.youtube.com/watch?v=WIKXOiLUDew
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.