Lajmet e fundit

Vajza 18 vjeçare e yllit të njohur të ''Fast and Furious'', në shtator të vitit 2015 duke pretenduar se babai i saj i mbijetoi aksidentit me shpejtësi të lartë, por u dogj i gjallë brenda makinës Porsche si pasojë e bllokimit nga një rrip sigurie.
Meadow më tej pretendonte se Porsche Carrera GT 2005 në të cilën veturë babai i saj vdiq, kishte probleme të paqëndrueshmërisë, linja të papërshtatshme të karburanteve dhe përforcime të dobëta të derës, ndër mangësitë e tjera, njofton Klan Kosova.
Aktori Paul Walker, vdiq më 30 nëntor në vitin 2013 si pasojë e një aksidenti me fatalitet.
Vdekja e tij kishte bërë bujë të madhe në Hollywood, ndërsa ironia qëndronte në faktin që Walker gjeti vdekjen pikërisht aty ku e kishte pasionin edhe nëpër filma – në vetura sportive, njofton Klan Kosova.