Kristy Downie, ka një lëkurë jo të zakontë.
Ajo quhet gruaja “dalmatine” për shkak se trupi i saj është i mbuluar me pika të zeza, transmeton Klan Kosova.
25 vjeçarja ka kaluar shumë vite të jetës së saj, duke u munduar që t’i mbulojë këto pika në trupin e saj, duke veshur bluza të gjata dhe duke i mbuluar me grim. Ajo madje e kishte konsideruar mundësinë që t’i nënshtrohet operacioneve plastike.
Downie ka treguar se gjendja jo e zakontë e lëkurës së saj, i kishte shkaktuar shumë probleme në shkollë dhe nxënësit e tjerë gjithmonë e kishin ngacmuar.
Por tani vite më vonë, ajo ka mësuar që ta dojë veten ashtu siç është dhe të mos i dëgjojë fjalët e të tjerëve.
“Pikat e mija tregojnë kush jam unë, dhe mua më pëlqen që jam unike. Tanimë nuk do doja që të mos i kem këto shenja”.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi ku shihet lëkura e saj me pika të zeza.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.