Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka pësuar një lëndim që pritet ta mbajë një muaj jashtë fushës së gjelbër.
Ai u lëndua në përballjen kundër Francës në kuadër të ndeshjeve miqësore dhe tani këtë pritet ta vuajë Barcelona.
Më poshtë gjeni përballjet ku pritet të mungojë sulmuesi brazilian:
- Kundër Atletico Madridit në La Liga
- Kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve
- Kundër Espanyolit në La Liga
- Kundër Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve
- Kundër Celta Vigos
- Kundër Getafes
- Në ndeshjen e parë potenciale të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.