Edicioni i 17-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës ka filluar në mjedisin e shkëlqyeshëm të Bienales së Venecias, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Për herë të parë Uzbekistani merr pjesë në këtë ekspozitë, duke u bërë vendi i vetëm i Azisë Qendrore që ka pavijonin e tij kombëtar në këtë ngjarje.
Kryetari i Komitetit Organizativ të Pavijonit Kombëtar të Uzbekistanit, Aziz Abdukhakimov, tregoi se ekspozita e tyre ka të bëjë me "rizbulimin e Uzbekistanit" përmes "mëhallës sonë".
"Ekspozita e Uzbekistanit e titulluar "Mëhalla Jetesa Urbane-Rurale" u përurua në Arsenale në 20 maj. Disa nga autoritetet më të rëndësishme kulturore morën pjesë në ceremoni, duke prerë shiritin"
Kuptimi i mëhallës
Mëhalla është një pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore të përditshme në Uzbekistan. Ato marrin forma të ndryshme, varësisht nga rajoni, tradita, klima dhe nuk janë të njëjtat në çdo mjedis urban. Historikisht, mëhallat u ndërtuan rreth lidhjeve familjare.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.