Ndërrimi i ditës nga e enjtja në të premten nis në mënyrën më të mirë të mundshme në platformën më unike dhe atraktive në vend.
Drejtpërdrejt nga Washingtoni vjen një duel super interesant nga NBA që hap edhe ditën e transmetimeve sportive.
00:00 UTAH – WASHINGTON ART SPORT 1
Utah, që po kalon një formë të luhatshme, do të provojë që të rikthehet edhe njëherë në rrugën e fitoreve në duelin interesant që e luajnë të premten me fillim nga ora 00:00 kundër "magjistarëve" të Washingtonit.
Kjo super ndeshje transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Pas 39 ndeshjeve të luajtura, Utah vazhdon të mbetet edhe më tutje lider në bregun perëndimor. Ata deri më tani kanë arritur 28 fitore dhe 11 disfata, teksa forma e ndeshjeve të fundit është më e dobët sesa që pritej.
Nga ana tjetër, Washingtoni ndodhet në pozitën e 13-të të lindjes mirëpo shpreson që të shtyjë deri në fund në luftën për një pozitë në playoff me dyshen Westbrook-Beal.
Kjo do të jetë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave gjatë këtij sezoni, teksa në total do të jetë e 107-ta.
Deri më tani në ndeshjet e ndërsjellta 58 fitore kanë Utah Jazz, ndërsa 48 Washington Wizards.
Utah, 5-shja e mundshme startuese:
Conley, Mitchell, Favors, Gobert, Ingles
Washington, 5-shja e mundshme startuese:
Westbrook, Beal, Avdija, Hachimura, Len
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.