Ende pa nisur sezoni i NBA, Utah Jazz humbet një pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Dante Exum këputi ligamentin e gjurit në një ndeshje miqësore mes Australisë dhe Sllovenisë, duke detyruar drejtuesit e skuadrës nga Ohio të rishikojnë planin e merkatos.
Rezonanca magnetike konfirmoi shkallën e dëmtimit, por Utah Jazz nuk jep një afat të saktë për rikthimin në skuadër.
Sipas mediave amerikane, 20-vjeçari mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit jashtë parketit.
Në fillim të sezonit të shkuar, Exum hasi vështirësi të mëdha për t’u përshtatur në Salt Lake City, por me kalimin e javëve ai arriti ta rriste ndjeshëm mesataren e pikëvë.
Utah e vendosi në qendër të projektit për të ardhmen por mesa duket në momentin më të mirë të karrierës, australiani duhet të ndalet për një kohë të gjatë.
“Shqetësimi jonë kryesor është shëndeti i lojtarit. Po punojmë me lojtarin, përfaqësuesit e tij dhe stafin mjekësor për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për të. Ka shumë punë për të bërë dhe do të jetë një moment i vështirë për karrierën e Dantes deri në shërimin e plotë”, shprehet menaxheri i përgjithshëm i klubit, Dennis Lindsey në faqen zyrtare.
Një nga emrat që mund ta zëvendësojë ish lojtarin e kolegjeve është Garrett Temple i Ëashington, i cili ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin Quin Snyder. Utah Jazz e mbyllën sezonin e shkuar me 38 fitore, duke zhgënjyer pritshmëritë e tifozëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.