Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi, ka arritur të ngjitet me sukses në majën e pestë më të lartë në botë, të quajtur Maja Makalu, e cila ka një lartësi mbidetare prej 8,485 metrash.
Uta sot ndau fotografi nga suksesi i dy ditëve më parë, ku shihet me dy flamujt, atë shqiptar dhe kosovar, si dhe e ulur pikërisht në maje.
Për kësaj sfide të kompletuar, Uta tha se nuk do të ndalet derisa ta realizoj ëndrrën e saj dhe të popullit të saj, që është ngjitja në të 14 majat e Himalajeve. Deri më tani, ajo ka shkelur në majat e 7 prej tyre.
"Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishte ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’. I pata premtuar vetes, që nëse do të ngjitem në gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund", ka shkruar Uta në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.