21 dhjetori po afron.
Adhurueesit e flaktë të boksit po e presin me padurim përballjen e dytë mes gjigantëve të boksit profesionist, Oleksandr Usyk e Tyson Fury.
Dy boksierët më të mirë në botë për peshat e rënda, sot u përballën sy më sy njëri me tjetrin për më shumë se 10 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Luftëtari ukrainas, synon t’i mbrojë titujt e botës, WBA, WBO e IBF në boksin profesionist në meçin e së shtunës mbrëma, i cili do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite.
Derisa, 36 vjeçari britanik e ka kërkuar revanshin dhe këtë radhë beson fuqishëm në fitore dhe në rrëmbimin e krejt brezave të artë.
Sonte, Fury, si zakonisht ishte i zhurmshëm, kurse Usyk u shfaq i qetë.
https://www.youtube.com/watch?v=vmEzEIR4UHc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.