Lajmet e fundit

Forcat e Armatosura të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer më shumë se 250 sulme ajrore nga Gaza përgjatë 24 orëve të fundit.
Hamasi në anën tjetër ka thënë se së paku 50 njerëz janë vrarë në valën e fundit të sulmeve, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
IDF thotë se pengoi një tentim të një "skuadre terroriste" në rajonin Shejaiya pranë qytetit të Gazës, që po përgatitej të lëshonte raketa drejt territorit izraelit, por që u eliminua.
Ata thonë se forcat tokësore, ajrore dhe detare po vazhdojnë "sulmet e sakta ndaj objektivave dhe infrastrukturës terroriste në të gjithë Rripin e Gazës, me mbi 250 objektiva terroriste të goditur gjatë ditës së fundit".