Ushtria izraelite ka filluar të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për të "intensifikuar dhe zgjeruar" operacionet e saj në Gaza.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se po "rrisnin presionin" me qëllim kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe mposhtjen e militantëve të Hamasit.
Kritikët thonë se ofensiva e fundit ushtarake, pas prishjes së armëpushimit, nuk ka arritur të garantojë lirimin e robërve dhe vë në pikëpyetje objektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu në konflikt.
Sipas planit, ushtria tha se do të vepronte në zona të reja dhe do të "shkatërronte të gjithë infrastrukturën" mbi dhe nën tokë.
Kabineti i sigurisë izraelite pritet të miratojë një zgjerim ushtarak kur të mblidhet të dielën.
Negociatat ndërkombëtare kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje të re për një armëpushim dhe lirimin e 59 pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi - 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Asnjë peng izraelit nuk është liruar që kur Izraeli rifilloi ofensivën e tij më 18 mars pas prishjes së një armëpushimi dy-mujor me Hamasin.
Që atëherë, Izraeli ka pushtuar zona të mëdha të Gazës, duke zhvendosur përsëri qindra mijëra banorë të Gazës.
Izraeli ka thënë se qëllimi i tij ishte të ushtronte presion mbi Hamasin, një strategji që ka përfshirë një bllokadë mbi ndihmën humanitare që ka qenë në fuqi për më shumë se dy muaj, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.