Meloditë e bukura të muzikës së barokut, do të shfaqen sonte në koncertin recital “Baroque Wind”, të sopranos Urta Haziraj.
Nën përcjelljen e pianistit Lekë Salihu dhe violonçelistes Gresa Broqi, do të keni mundësinë të frymoni dhe ktheheni pas në kohë përmes veprave muzikore që japin ngrohtësi e mesazhe shprese.
Koncerti mbahet nga ora 19:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.