Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka reaguar pasi gjykata në Sarajevë pritet të kërkojë urdhërarrest ndërkombëtar kundër tij.
Ai i cilësoi këto përpjekje si të motivuara politikisht dhe një keqpërdorim të sistemit të drejtësisë.
Dodik tha se ky është një përdorim i sistemit gjyqësor për qëllime politike dhe akuzoi udhëheqësit muslimanë të Sarajevës për përpjekje për të ndërkombëtarizuar çështjen.
Ai e bëri këtë deklaratë nga Jerusalemi, ku po merrte pjesë në një konferencë kundër antisemitizmit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Një gjykatë në Bosnjë kërkoi të enjten një urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, i cili akuzohet për shkelje të rendit kushtetues në kuadër të marrëveshjes së Dejtonit. Dodik kishte udhëtuar nga Bosnjë-Hercegovina dhe mbërriti në Izrael të martën.
Largimi i Dodikut shkaktoi një hetim nga policia kufitare e Bosnjë-Hercegovinës për mënyrën se si ai kaloi kufirin. Kërkesa për urdhërarrest tani është në duar të Interpolit i cili duhet të vendosë nëse do ta miratojë apo jo.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.