Testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit do të rinisin pasi u ndaluan të dielën e kaluar, pas një reagimi të pashpjegueshëm të vaksinës tek njëri nga vullnetarët .
Universiteti po punon së bashku me kompaninë farmaceotike "AstraZeneca" me të cilën do ta rifillojnë testimin e vaksinës kundër pandemisë COVID-19.
"Globalisht 18 mijë persona kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës . Në prova të mëdha si kjo vaksina mund të reagojë ndryshe tek persona të ndryshëm prandaj edhe kujdesi duhet të jetë i madh në mënyrë që në fund ajo të jetë e sigurt për përdorim të gjerë", thuhet në deklaratën e Universitetit të Oksfordit, shkruan CNN përcjell Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.