Lajmet e fundit

Manchester United po shqyrton mundësinë për të paguar katër milionë funte shtesë për të marrë tre anëtarët e stafit të trajnerit Ruben Amorim.
Nëse marrëveshja për shumën e kërkuar finalizohet, klubi portugez Sporting Lisbon pritet të heqë dorë nga periudha 30-ditore e njoftimit për largimin e stafit, duke i hapur rrugë kalimit të menjëhershëm të Amorimit te Djajtë e Kuq.
Ardhja e tij në "Old Trafford" vjen pas shkarkimit të holandezit, Erik ten Hag.