Manchester Unitedi e ka arritur fitoren e parë në “Anfield” që prej vitit 2016, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 1:2.
“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi që në minutën e dytë ku Mbuemo realizoi pas një asistimi të Diallos.
Përveç golit, në pjesën e parë të dyja skuadrat arritën që ta godisnin nga një herë shtyllën, por rezultati nuk ndryshoi, njofton Klankosova.tv.
E, Liverpooli arriti që ta barazonte rezultatin tek në minutën e 78-të me Gakpon, por që Unitedi u kundërpërgjigj shpejt.
Në minutën e 84-të, ishte Maguire ai që arriti t’ia jepte Unitedit epërsinë për herë të dytë e që ishte edhe rezultati final.
Me këtë fitore, Unitedi gjendet në pozitën e nëntë me 13 pikë, dy më pak se Liverpooli që gjendet në pozitën e tretë me 15 sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.