Manchester United ka vendosur objektivin e radhës në merkato, sulmuesin e talentuar të RB Leipzig, Benjamin Sesko.
Sipas raportimeve nga Football Insider, “Djajtë e Kuq” po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit dhe janë të interesuar për një transferim të mundshëm.
Sesko ka shkëlqyer në Bundesliga dhe shihet si një investim afatgjatë për repartin ofensiv të Ruben Amorimit.
Mbetet për t'u parë nëse United do të bëjë një ofertë zyrtare gjatë kësaj vere.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.